GJIMNAZI “THEMISTOKLI GËRMENJI” FITOI EDICIONIN I TË LOJËRAVE OLIMPIKE “RROKE SPORTIN 2023” TË ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË BAHKËPUNIM ME SHKOLLAT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR TË QARKUT, KORÇË

Nga data 29 tetor -6 nëntor 2023, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim edhe me shkollat e arsimit parauniversitar të Qarkut Korçë organizuan veprimtarinë sportive Lojërtat Olimpike “Rroke Sportin 2023”.

Në përfundim të saj gjimnazi “Themistokli Gërmenji” u shpall fitue si Edicionit I të Lojërave Olimpike “Rroke Sportin 2023” me 8 çmime të para, 5 çmime të dyta dhe 1 çmim të tretë.

Në këtë kompeticion vlen të përmendet përgatitja e shkëlqyer dhe shumë serioze e të gjitha shkollave pjesëmarrëse në të gjitha disiplinat: volejboll, basketboll, minifutboll, atletikë, tenis.

Në vend të dytë u rendit gjimnazi “Platon”; në vend të tretë gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, Ersekë; me Çmime Inkurajuese u vlerësuan: gjimnazi “Raqi Qirinxhi”, Kolegji “Preka” dhe gjimnazi “Nehemia” Pogradec, ndërsa Çmim Nderi u dha për gjimnazin “Muharrem Çollaku”, Pogradec.

Ndërkohë, falënderimet e stafit organizator shkojnë për të gjitha shkollat pjesëmarrëse:

“Gjergj Pekmezi”, “Profesionale Teknike”, “Faik Konica”, “Qemal Bazelli”, “Enver Qiraxhi”, “Dëshmorët e Pojskës”, “Tafil Rexhepi”, “Rilindja”, “Profesionale Shërbime”, “Sheqeras”, “Bardhyl Pojani”, “Dhimitraq Gjata”, “Ymer Dishnica”, “Jani Vreto”,  “Skënderbeu”, “Nesim Kaçani”, “Abdulla Progri”, “Fuat Babani”, “Lozhan i Ri”, “Isuf Dalipi”, “Nefail Rozani”.

Përgëzime edhe për studentët dhe pedagogët e Universitetit “Fan S. Noli”, të cilët mbështetën nismën e zëvendësrektorit për mësimin, dr. Arto Adili duke u angazhuar në të gjithë këtë veprimtari, e cila ishte edhe veprimtaria sportive më masive e organizuar ndonjëherë prej Universitetit tonë.  

Urime dhe Suksese në kompeticione të tjera!

Previous Post
UNIVERSITEIT “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË KONFERENCËN E ORGANIZUAR NGA AKADEMIA E STUDIMEVE TEOLOGJIKE, NË NDER TË AKADEMIKUT GREK TË SHKENCAVE POLITIKE PASCHALIS M. KITROMILIDES QË U ZHVILLUA NË GREQI 
Next Post
Thirrje për mobilitet në Universitetin e Eskisehir Osmangazi Turqi