FILLOI PROCESI I APLIKIMIT ONLINE PËR RAUNDIN E DYTË NË PORTALIN U-ALBANIA (15 – 20 SHTATOR 2018)

Në periudhën 15 – 20 shtator 2018 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë) preferenca, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin AI/AIZ dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që:

  1. nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë;
  2. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues;
  3. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen;
  4. janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.

Aplikimi kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar nënë portalin e aplikimit universitar U-ALBANIA).

Deri më datë 10 shtator 2018, nga drejtoritë e institucioneve arsimore, për të gjithë maturantët/kandidatët që kanë rezultuar kalues në provimet e sesionit të dytë (sesioni i vjeshtës), menjëherë pas publikimit të rezultateve të provimeve të këtij sesioni, hidhen në Portalin Online të Maturantit, të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.

DAR/ZA-t marrin masa për krijimin e kushteve (mjedise, asistencë teknike, këshilluese, etj.) për ťi ofruar maturantëve/kandidatëve ędo ndihmë të kërkuar lidhur me procesin e aplikimit për pranim në IAL.

Maturantët/kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë, përpara aplikimit në Portalin UAlbania, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2 000(dy mijë) lekë në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Maturantët/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe do të riaplikojnë në raundin e dytë nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifă së aplikimit.

Previous Post
NJOFTIM PËR MATURANTËT !
Next Post
Mundësi pjesëmarrjeje e studentëve në konkursin ndërkombëtar organizuar nga Creative Shock 2018

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right