EKSPERTË TË ASCAL ZHVILLUAN TAKIME ME STAFIN DHE STDUENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË PROCESIT TË RIAKREDITIMIT INSTITUCIONAL

Në datat 9-10 maj 2022, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm dhe Menaxherët e Agjencisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) zhvilluan një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli” në kuadër të procesit të riakreditimit institucional ku u takuan fillimisht me rektorin, prof. dr. Dhimitri Bello, koordinatorin institucional, z. Artur Prifti, me studentë nga të gjitha ciklet e studimit dhe stafin akademik, si dhe me punëdhënësit, partnerët dhe alumnin. Në ditën e dytë takimet vijuan me specialistë të stafit ndihmësakademik, me autoritetet/organet drejtuese të Universitetit, ndërsa në fund u zhvilluan edhe vizita në mjedise të ndryshme të institucionit, vëzhgimi i mjediseve, klasave, sallave të leksionit, laboratorët, bibliotekat, mjediset ndihmëse dhe argëtuese etj.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI MORI PJESË NË TURNEUN E ORGANIZUAR NGA FEDERATA SHQIPTARE E HANDBOLLIT NË QYTETIN E POGRADECIT, KU U ZHVILLUAN PËRBALLJE NË HANDBOLL DHE HANDBEACH MIDIS EKIPEVE TË DISA QYTETEVE TË VENDIT
Next Post
Kick-off event of the launching of E-tutor qualifications 2021 in the framework of VALEU-X Project