Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

EKSPEDITË ARKEOLOGJIKE GREKO-SHQIPTARE-TAKIM ME STUDENTË E PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË HISTORI-GJEOGRAFISË

Në datën 9 dhjetor në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua një leksion i hapur me studentë e pedagogë të departamentit të Histori-Gjeografisë, në kuadër të një marrëveshjeje të lidhur mes Universitetit dhe Institutit të Marrëdhënieve Ndërballkanike Kulturore në Athinë. Bashkëpunimi mes dy institucioneve, sipas zëvendësrektorit për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre do të vijojë me krijimin e laboratorit të arkeologjisë dhe të një programi studimi të përbashkët, ku ekspertiza e tyre do të jetë themelore në lidhje me arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore.

Më pas, arkeologu z. Petrika Lera foli rreth ekspeditës arkeologjike greko-shqiptare që është bërë në ishullin e Maligradit, si një bashkëpunim i Institutit të Arkeologjisë në Tiranë dhe Institutit të Marrëdhënieve Ndërballkanike Kulturore në Athinë, duke vënë në dukje pasurinë e rrallë prehistorike që ofron rajoni i Korçës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe presidenti i  Institutit të Marrëdhënieve Ndërballkanike Kulturore në Athinë, z. Stavros Ikonomidhis, si dhe arkeologu z. Adem Bunguri, të cilët referuan për studentët e pedagogët e departamentit të Histori-Gjeografisë mbi gjetjet e ekspeditës arkeologjike që është bërë pikërisht në ishullin e Maligradit, në liqenin e Prespës së Madhe prej vitit 2006. Përvojat e tyre arkeologët i ndanë me pjesëmarrësit, duke treguar se nën dritën e kërkimeve arkeologjike mbi 10-vjeçare është zgjeruar mjaft horizonti i njohurive për këtë zonë.

Leave a Reply