“EDHE GJATË VITI AKADEMIK 2023-2024 FAKULTETI I BUJQËSISË NË TË GJITHË VEPRIMTARINË E TIJ MËSIMORE KA SYNUAR QË NËPËRMJET PROGRAMEVE TË STUDIMIT QË OFRON, TË KONTRIBUOJË NË RRITJEN E STANDARDEVE AKADEMIKE E SHKENCORE, SI DHE NË PËRGATITJEN E SPECIALISTËVE TË AFTË NË TË GJITHA FUSHAT, SIPAS PROGRAMEVE TË STUDIMIT”-KËTO DHE TË TJERA U PREZANTUAN GJATË ANALIZËS VJETORE TË ZHVILLUAR NË KËTË FAKULTET

Në datën 18 dhjetor 2024 u zhvillua analiza e të gjithë veprimtarisë për vitin akademik 2023-2024 e Fakultetit të Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë.

Të pranishëm në takim ishin stafi akademik dhe ndihmësakademik i këtij Fakulteti, si dhe rektori prof. dr. Lorenc Ekonomi.

Dekani i FB, prof. as. dr. Besnik Skënderasi paraqiti në detaje analizën e të gjithë veprimtarisë mësimore të këtij Fakulteti duke theksuar: “FB në të gjithë veprimtarinë e tij mësimore ka synuar që nëpërmjet programeve të studimit që ofron, të kontribuojë në rritjen e standardeve akademike e shkencore, si dhe në përgatitjen e specialistëve të aftë në të gjitha fushat, sipas programeve të studimit që ai ofron. Drejtimet kryesor të veprimtarisë mësimore gjatë vitit akademik 2023-2024 për autoritetet drejtuese dhe stafin akademik të Fakultetit të Bujqësisë kanë qenë konsolidimi i programeve egzistuese në të tre ciklet e studimit në funksion të zgjerimit të fushës së zgjedhjes për nevojat që paraqet tregu i punës në rajonin e Korçës dhe më gjerë, si dhe akreditimi i shtatë programeve të studimit. Stafi drejtues i Fakultetit dhe pedagogët e tij kanë punuar për përshtatjen e infrastrukturës didaktike e shkencore me kërkesat që na dalin për konsolidimin dhe përmirësimin cilësor të të gjitha programeve të studimit, në mënyrë që të rritet interesi i studentëve për të studiuar në këto programe që ofron Fakulteti ynë”.

Prof. Skënderasi u ndal gjithashtu edhe në realizimin e objektivave në fushën e mësimdhënies e të kërkimit shkencor, në procesin e akreditimit të programeve të studimit, në përforcimin e kurrikulave aktuale, në nxitjen e mëtejshme të kualifikimit të stafit akademik për marrjen e titujve dhe gradave shkencore, në studentët dhe punën për promovimin e programeve të studimit te të rinjtë, projektet, veprimtaritë e ndryshme etj.

Pas paraqitjes së analizës vjetore takimi vazhdoi me diskutime me drejtuesit e Universitetit dhe të Fakultetit për punën në vijim, duke vënë theksin në objektivat kryesore të FB për vitin akademik 2024-2025.

 

 

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” BASHKORGANIZATOR NË PROMOVIMIN E LIBRIT “NJË HISTORI E PËRMBLEDHUR E GREQISË”, PËRKTHYER NGA AKADEMIKU BRITANIK RICHARD CLOGG
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PARTNER I PANAIRIT TË ZHVILLIM-PUNËSIMIT RINOR, QARKU KORÇË

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right