DR. BENITA STAVRE PREZANTOI MONOGRAFINË E SAJ: “SHQIPTARËT. KËNDVËSHTRIME BRITANIKE DHE AMERIKANE PËR SHQIPËRINË E VITEVE 1921-1939”

Në datën 26 tetor 2022 në mjediset e bibliotekës “Kongresi i Manastirit” u prezantua monografia e dr. Benita Stavre “Shqiptarët. Këndvështrime britanike dhe amerikane për Shqipërinë e viteve 1921-1939”. Drejtues të FEF dhe departamentit të Gjuhëve të Huaja, si dhe pedagogët e pranishëm u njohën me vlerësimet e bëra nga tre recensentët: prof. as. dr. Rusana Hristova-Bejleri, prof. dr. Vilma Tafani  dhe prof. dr. Gëzim  Hadaj.

Në fjalën e saj, dr. Benita Stavre, njëherësh edhe zëvendësrektore për Kërkimin dhe Marrëdhëniet me Jashtë në Universitetin “Fan S. Noli”, u shpreh se nisma për të hartuar këtë monografi erdhi si nevojë e të parit më me objektivitet në historiografinë shqiptare të asaj periudhe nga e cila ka ende mjaft gjera të pahulumtuara. “Qëllimi i këtij punimi shkencor është të sjellim një Shqipëri, e cila i kishte dy anët e medaljes. Edhe e përbaltur, edhe e nëpërkëmbur edhe e anashkaluar, ndoshta edhe e harruar, por në çdo rast e keqkuptuar”.

Të pranishmit përgëzuan dr. Benita Stavren për këtë punim shkencor, por edhe për guximin e ndërmarë në zgjedhjen e temës, e cila vjen e botuar në gjuhën angleze.

Gjithashtu, në takim u theksua se monografia është me interes për studentët vendas dhe të huaj, për shkencëtarët dhe publikun e gjerë.

Previous Post
KRYESIA E KOMISONIT TË INTEGRIMIT EVROPIAN NISI NGA KORÇA TAKIMET ME STUDENTË, ORGANIZATA TË SHOQËRISË CIVILE DHE FERMERË PËR TË FOLUR PËR INTEGRIMIN EUROPIAN DHE KONTRIBUTIN E GJITHËSECILIT PËR TA PËRSHPEJTUAR ATË
Next Post
“TENDENCAT NË MARKETINGUN E RESTORANTIT. ZHVILLIMI I NJË MENU-JE EFEKTIVE RESTORANTI”-WORKSHOP I ZHVILLUAR NGA DEPARTAMENTI “MARKETING DHE TURIZMËM”, KU E FTUAR ISHTE PROFESORE KATERYNA FEDISOVA EKSPERTE NË KONSULENCËN E BIZNESIT TË RESTORANTEVE

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right