Në datën 29 maj 2025 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Parqeve Kombëtare, u vu në zbatim nisma e udhëhequr nga të rinjtë e Universitetin “Fan S. Noli”, departamenti Marketing-Turizëm që fuqizon të rinjtë përmes:
Trajnimit për identifikimin e specieve
Punës në terren në shtigjet e Prespës
Monitorimit të biodiversitetit
Veprimtaria u zhvillua në brigjet e liqenit të Prespës, aty ku natyra flet përmes pyjeve të lashta, ligatinave dhe fluturimit të këndshëm të pelikanit, pikërisht në mjediset e mrekullueshme të Parkut Kombëtar të Prespës, një simbol i gjallë i biodiversitetit.
Studentët nëpërmjet kësaj nisme përcjellin mesazhin se edhe zonat e mbrojtura, si ky Park, përballen me kërcënime në rritje:
Prerjet e paligjshme
Ndotja
Ndryshimet klimatike
Ndërgjegjësim i ulët publik
Sipas organizatorëve për të adresuar këto sfida, u lançua “Patrulla e Biodiversitetit” pikërisht kjo nismë e studentëve, e cila u mbështet nga Organizata Me Gruaja, Qendra ACEG dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Korçë, një projekt që i ktheu studentët në mbrojtës aktivë të natyrës.
Ata në këtë ditë këshillojnë se çfarë mund të bëni:
Vizitoni një park kombëtar!
Rritni ndërgjegjësimin!
Praktikoni zakone miqësore me mjedisin!
Mbështetni përpjekjet e ruajtjes!
“NË KËTË DITË LE TË RINOVOJMË PREMTIMIN TONË PËR TË MBROJTUR NATYRËN – PËR NE DHE, PËR BREZAT E ARDHSHËM!









