Në datën 12 qershor 2023 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua leksioni i hapur me temë: “Disa argumente të reja lidhur me formën “së bëri” gerund i shqipes në rasën rrjedhore”- i organizuar nga departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë me ligjëruese pedagogen, prof. as. dr. Elona Çeçe.
Të pranishmit në takim i përshëndeti fillimisht përgjegjësja, prof. as. dr. Anyla Saraçi.
Më pas, pedagogia prof. as. dr. Elona Çece u shpreh se synimi i kësaj kumtese është që të sjellim disa argumente të reja lidhur me ekzistencën e formës “së bëri” si gerund i shqipes në rasën rrjedhore. E veçanta në këtij studimi, sipas saj është se e trajton këtë çështje edhe në këndvështrimin sociolinguistik, pra përdorimin e formës “së bëri” edhe në ligjërimin e folur të grupmoshave të ndryshme.
Në fund të këtij leksioni u vu në dukje se:
1. Funksionimi i këtyre ndërtimeve (sinonimike) në varësi të kushteve dhe trysnisë së faktorëve shoqërorë dëshmon për ekzistencën e gerundit si një formë e pashtjelluar e konsoliduar në të dyja trajtat e saj.
2. Studimi i këtyre ndërtimeve (sinonimike) në varësi të kushteve dhe trysnisë së faktorëve shoqërorë do të krijonte mundësi shumë të mira edhe për studimin sasior të ligjërimit, një nga fushat më të rëndësishme të sociolinguistikës sot.