Në datën 22 dhjetor 2022 në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u zhvillua leksioni i hapur me temë: “Disa çështje epistemike që ndikojnë në procesin e kërkimit te shkencat sociale” i mbajtur nga prof. dr. Gjergji Pendavinji.
Pedagogë e studentë të ftuar u njohën me çështje kryesore që shoqërojnë procesin e kërkimit, si:
-Kërkuesit debutues (studentët) ndërmjet përvojës akademike dhe përvojës kërkimore;
-Objekti i kërkimit në shkencat sociale dhe rrjedhojat e tij në proçesin kërkimor;
-Studimi i njeriut- çështja e “unit” në kërkim;
-Vërtetesia në shkencat sociale;
-Evitimi i kurtheve gjatë kërkimit në shkencat sociale.
Gjatë këtij leksioni profesor Pendavinji solli edhe përvojën e tij disavjeçare në udhëheqjen e studentëve në kërkimet e tyre shkencore e doktorale. Ndërkohë të pranishmit bënë edhe pyetje të ndryshme në lidhje me çështjet e trajtuara prej tij në këtë leksion.












