DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFISË ORGANIZOI NË MJEDISET E FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, PROMOVIMIN E BOTIMIT “SHTIGJET E PËRGJAKURA” TË SHKRIMTARIT, ALI DACI, VEPRIMTAR I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE

Në datën 4 mars 2022, departamenti i Histori-Gjeografisë organizoi në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë promovimin e botimit “Shtigjet e përgjakura” të shkrimtarit Ali Daci. Përgjegjësi i departamentit, phd. Metin Venxha e falënderoi autorin që zgjodhi universitetin tonë për të prezantuar librin e tij, i cili ka bërë jehonë gjithandej ku jetojnë shqiptarë, duke shprehur mendimet e tij rreth çështjes shqiptare në ballkan, ku edhe ka dhënë një kontribut jo të vogël. Më pas ai u ndal në jetën dhe veprën e autorit Daci si aktivist, si veprimtar i devotshëm për idealet tona kombëtare dhe si botues i disa librave historikë dhe publicistikë. Më pas, takimi vijoi me referimin e përgatitur me këtë rast nga pedagogia, dr. Adelina Nexhipi dhe zëvendësdekani i FEF, dr. Orjon Ago.

Shkrimtari dhe historiani i çështjes shqiptare Ali Daci falënderoi organizatorët për vlerësimin, duke theksuar se botimi që sjell është një libër faktografik, i cili flet për vrasjen e refugjatëve kosovarë në territorin e Malit të Zi në vitin 1999, ku autori ka dëshmuar krimet serbo-malazeze mbi civilët kosovarë gjatë luftës në Kosovë, duke sjellë edhe më tepër informacion për studentët e pranishëm.

Previous Post
100-VJETORI I MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI-SHTETET E BASHKURA TË AMERIKËS- DISKUTIM I HAPUR ME STUDENTË DHE PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI
Next Post
“Mirënjohje dhe respekt për mësuesin”. Më 7 Mars 2022 studentë e pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” përcollën urime të përzemërta për ish-mësuesit e tyre.

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right