DEPARTAMENTI I GJUHEVE TË HUAJA FESTOI 30-VJETORIN E KRIJIMIT TË TIJ

Në datën 15 maj 2024 departamenti i Gjuhëve të Huaja festoi 30-vjetorin e krijimit të tij. Mes emocionesh, stafi aktual i këtij Departamenti, por edhe pedagogë të dalë në pension u bënë bashkë për të kujtuar momente të veçanta nga puna dhe vështirësitë e hasura 30 vjet më parë nga drejtuesit dhe pedagogët për hapjen e këtij Departamenti, e deri në ditët e sotme kur, sukseset e Departamentit janë frymëzim për Fakultetin dhe Universitetin.

Përgjegjësja e departamentit, prof. as. dr. Daniela Stoica në fjalën e hapjes nënvizoi ndër të tjera punën dhe përpjekjet e prof. dr. Pandi Napuçe ish-dekan i Fakultetit të Mësuesisë; prof. dr. Ali Jasharit, pedagogëve Niko Dako, Ilo Shano, Dhimitri Bibolli, Luan Pëllumbi etj., kjo e shfaqur edhe nëpërmjet një reportazhi të përgatitur enkas për këtë përvjetor.

Gjithashtu, gjatë takimit ish-drejtues e pedagogë të këtij Departamenti, si prof. Hilda Lubonja dhe doc. Vasilika Pojani vlerësuan faktin se departamenti i Gjuhëve të Huaja vazhdon me sukses misionin e tij, duke dhënë një shembull të shkëlqyer të arritjeve të shumë studentëve tanë, që sot punojnë e kontribuojnë si mësues, por edhe si profesionistë të suksesshëm në sektorë të ndyshëm publikë e privatë.

Në këtë ditë feste për Departamentin përshëndetën edhe prof. as. dr. Benita Stavre, zëvendësrektor për shkencën dhe projektet, njëherësh edhe pedagoge prej më tepër se 25 vitesh në këtë Departament, prof. Dhimitri Bilbolli, ish-drejtues e ish-student i këtij Departamenti, si dhe dekania e FEF, prof. as dr. Jonela Spaho. Ata vlerësuan në fjalën e tyre punën dhe përpjekjet e ish-kolegëve të këtij departamenti ndër vite, dhe njëkohësisht arritjet e merituara që ky Departament gëzon sot.

Në këtë ditë, ku të pranishëm ishin edhe studentë e ish-studentë u paraqit edhe një material i përgatitur nga studentët me veprimtaritë më të spikatuar të Departamentit gjatë viteve të fundit, ndërsa u ndanë edhe çmimet për nxënësit fitues të konkursit të Esesë në Gjuhën Angleze, i cili u zhvillua para disa muajsh.

Falënderime të shumta u përcollën në këtë përvjetor bashkë me urimin “Suksese të mëtejshme Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë dhe Universitetit “Fan S. Noli”.

Previous Post
NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” PO ZHVILLOHET AKADEMIA VERORE “BALLKANI NË RRËNJËT E STUDIMEVE GJUHËSORE, LETRARE, HISTORIKE DHE ETNOGRAFIKE” I ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN “ST. CYRIL AND ST. METHODIUS”, VELIKO TARNOVO, UNIVERSITETIN “ARISTOTELI”, SELANIK DHE INSTITUTIN “GOETHE”, TIRANË
Next Post
Nga data 14- 17 maj 2024 Universiteti “Fan S. Noli” organizon Javën Studentore: “Learners Today, Inspires Tomorrow”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right