Në datën 27 shtator 2022, në mjediset e Rektoratit u shpërndanë certifikata pjesëmarrje për studentët, të cilët përfaqësuan denjësisht Universitetin “Fan S. Noli” në veprimtarinë “Laboratori i Debatit Universitar–Nga fjala tek Veprimi-Edicioni III”. Certifikatat e pjesëmarrjes u shpërndanë nga zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre dhe nga specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, dr. Romeo Terolli.
Certifikata u shpërndanë me këtë motivacion: “Për angazhimin dinjitoz në veprimtarinë “Laboratori i Debatit Universitar–Nga Fjala tek Veprimi – Edicioni III”, për mbështetjen e pakushtëzuar në përmbushjen e veprimtarive edukative, për fuqizimin e rolit të të rinjve (studentëve) për të qenë qytetarë proaktivë, me mendim kritik e aftësi të të folurit në publik, për të nxitur kulturën e debatit, për gjallërimin e jetës studentore, për promovimin e vlerave qytetare, si dhe për ndërtimin e një mjedisi bashkëpunues e paqësor. Në shenjë falënderimi nga Rektorati, pedagogët dhe studentët e Universitetit “Fan S. Noli”
Studentët që përfaqësuan Universitetin “Fan S. Noli” janë” Joana Katundi, Gloria Nure, Anisa Rapi, Xhensilda Benga, Erjol Latollari, Xhimi Malkollari, Krenar Myrteza dhe Vasil Ciko.