Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

BIBLIOTEKA UNIVERSITARE ORGANIZOI NJË VEPRIMTARI INFORMUESE NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË GJUHËS AMTARE

Në datën 21 shkurt 2022, Biblioteka Shkencore e Universitetit “Fan S. Noli” organizoi një veprimtari informuese me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, në mjediset e shkollës “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” me nxënësit e klasës së katërt A. Gjatë kësaj veprimtarie, të organizuar në formën e një bashkëbisedimi, specialistja e botimeve znj. Eftiona Bylykbashi, i njohu fëmijët me simbolikën e kësaj dite dhe me disa aspekte të rëndësishme historike që shenjuan rrugëtimin e shqipes nga dokumentet e para të shkruara, deri në botimin e fjalorëve me rregullat e drejtshkrimit dhe drejtpërdorimit të gjuhës shqipe.

Veprimtaria vijoi me këngë dhe recitime për gjuhën shqipe, si dhe me disa lojëra që kishin në qendër fjalën dhe drejtshkrimin e saj.

Fëmijët ndoqën me interes këtë veprimtari, si dhe bënë pyetje në lidhje me çështjet e trajtuara.

Leave a Reply