BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR- REKTORI PRET GRUPIN E STUDENTËVE FITUES TË ÇMIMIT III NË FINALEN E PROJEKTIT PILLAR

Në datën 8 qershor 2025 grupi i studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”, u vlerësua me Çmim III në finalen ndërkombëtare të projektit PILLAR, të zhvilluar në Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG).

Studentët fitues, Ina Bala, Erika Lubonja, Gisli Bica, Mamuel Kacellari, Klea Bame, Isuida Busho, Fjorela Bajraktari, Elvi Kuci, Ledjo Bajraktari së bashku me koordinatoren e projektit, dr. Juliana Çyfeku u pritën në takim nga rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi.

Ai i përgëzoi për punën e bërë dhe për fitoren e merituar, duke i inkurajuar për të punuar gjithmonë fort dhe, duke i garantuar se mbështetja për nismat e studentëve nuk do të mungojë.

Grupi i studentëve të UNIKO me këtë pjesëmarrje përfaqësoi Universitetin dhe Shqipërinë mes 42 studentëve pjesëmarrës nga 5 shtete evropiane. Ata u prezantuan me projektin “Crawling Down the Aisle: Breaking the Chains of Early Marriages” (Të zvarritur drejt altarit: Të thyejmë zinxhirët e martesave të hershme), i cili u vlerësua ndër tre projektet më të mira pjesëmarrëse.

Qëllimi i përbashkët i të gjithë pjesëmarrësve ishte minimizimi i barrierave dhe rritja e ndërkombëtarizimit mes të rinjve përmes kërkimit, bashkëpunimit dhe përdorimit të teknologjisë.

Grupi i studentëve e njohën Rektorin me projektin e UNIKO, i cili ofroi një platformë të fuqishme për dialog, reflektim dhe veprim. Ai u veçua për sinqeritetin, thellësinë dhe mesazhin e fuqishëm shoqëror, i përçuar përmes tregimeve reale, kërkimit të strukturuar dhe materialeve kreative.

Pjesëmarrjet në të tilla veprimtari u krijojnë studentëve dhe stafit mundësi për të ngritur ura të reja bashkëpunimi edhe në të tjera takime të përbashkëta në të ardhmen.

Previous Post
TRASHËGIMIA KULTURORE E PAKICAVE ETNIKE DHE LINGUISTIKE NË QARKUN E KORÇËS U PREZANTUA NJË NJË PANAIR ETNOGRAFIK TË ZHVILLUAR NË UNIKO NË KUADËR TË PROJEKTIT ME TË NJËJTIN TITULL
Next Post
DITA BOTËRORE E SIGURISË USHQIMORE-TRYEZË DISKUTIMI ME STAFIN AKADEMIK, PËRFAQËSUES TË PUSHTETIT VENDOR, TË BIZNESIT DHE AKTORË TË TJERË PËR TË DISKUTUAR PËR RËNDËSINË E USHQIMIT TË SIGURT

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right