Në datat 19-20 dhjetor 2024 në fakultetet e Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua nanaliza e të gjithë veprimtarisë për vitin akademik 2023-2024 për Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, Fakultetin e Ekonomisë, si dhe për Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë.
Drejtuesit e secilit fakultet, në prani të stafeve akademike dhe ndihmësakademike, si dhe të autoriteteve drejtuese të UNIKO paraqitën veprimtarinë e fakultetit gjatë vitit akademik 2023-2024, ndërsa diksutimet u përqëndruan në vijimin e punës për realizimin e objektivave për vitin akademik 2024-2025.