APLIKO PËR PJESËMARRJE NË MODELIN SIMULUES TË INSTITUCIONEVE TË BE-SË 2018

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) organizon, në kuadër të muajit të Evropës, me mbështetjen e European Movement International dhe Programit Europe for Citizens, mbështetur nga Bashkimi Evropian, Modelin Simulues të Institucioneve të BE-së 2018. Ftohen të gjithë studentët e Universiteteve publike dhe private të bëhen pjesë e veprimtarisë. Qëllimi i kësaj iniciative është rritja e njohurive të studentëve mbi vendimmarrjen dhe procedurat legjislative në institucionet e BE-së, si dhe përmirësimi i aftësive të tyre negociuese. Ky trajnim do të zhvillohet në fund të prillit, ndërsa simulimi i institucioneve të BE- së, me 60 studentët e përzgjedhur, do të zhvillohet në fillim të majit. Në përfundim të veprimtarisë të gjithë studentët do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.Tema e përzgjedhur për modelin e institucioneve të BE-së, është “Mbi kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta për qëllime punësimi si punonjës sezonalë”. Simulimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe. Studentët duhet të jenë të paktën në vitin e tretë të nivelit të studimeve Bachelor, dega Drejtësi, Shkenca Sociale, Shkenca Komunikimi, Studime Evropiane e të tjera të ngjashme. Studentëve nga Universitetet e tjera të Shqipërisë do t’u mundësohet rimbursimi i kostove të transportit. Ftohen të gjithë të interesuarit të plotësojnë Formularin e Aplikimit që e gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdd7rw0xSssfoyheP2BM-XCaNbk35BTsbDiilxPNGEBrMZmfA/viewform

Afati i fundit i aplikimeve është data 11 Prill 2018, ora 18:00.

Previous Post
KAMPIONATI KOMBËTAR I SPORTIT UNIVERSITAR
Next Post
NË DATAT 19-20 TETOR 2018 DO TË ZHVILLOHET KONFERENCA IV NDËRKOMBËTARE “ARSIMI PËRTEJ KUFIJVE”