“APLIKIMI I MJETIT DIGJITAL CANVA.COM NË MËSIMDHËNIE” ISHTE TEMA E TRAJNIMIT TË ZHVILLUAR NË DEPARTAMENTIN E GJUHËVE TË HUAJA NGA PEDAGOGIA DR. DORELA KAÇAUNI NË KUADËR TË PROJEKTIT KOMBËTAR DIGJIKOMP

Në datën 3 shkurt 2023 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua trajnimi “Aplikimi i mjetit digjital Canva.com në mësimdhënie”, drejtuar nga pedagogia e departamentit të Gjuhëve të Huaja, dr. Dorela Kaçauni. Ky trajnim zhvillohet në kuadër të projektit kombëtar DIGJIKOMP tē financuar nga Agjencia Kombëtare për Kērkim Shkencor dhe Inovacion. Trajnerja Kaçauni tha se ishte kënaqësi e madhe të mirëprisnim një numër kaq të madh mësuesish, të cilët u përkisnin të gjitha fushave. Ky trajnim pati edhe një sesion të dytë ku pjesëmarrësit panë shembuj konkretë se si mund të aplikohen mjetet digjitale në mësimdhënie pë ta bërë orën e mësimit sa më interaktive dhe të këndshme për nxënësit.

Previous Post
NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MIDIS FAKULTETIT TË EKONOMISË DHE SHOQATËS SË SIGURUESVE TË SHQIPËRISË GJATË NJË TAKIMI MIDS PËRFAQËSUESVE TË TË DY INSTITUCIONEVE
Next Post
“SHQIPËRIA, NJË HISTORI E MENTALITETIT JURIDIK”, LIBRI MË I RI I AUTORI NDRIÇIM KULLA U PROMOVUA NË MJEDISET E FAKULTETI TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE NË NJË VEPRIMTARI TË VEÇANTË, KU ISHIN TË PRANISHËM STUDIUES, PEDAGOGË, STUDENTË E TË FTUAR TË TJERË