Në datën 18 nëntor 2022 në mjediset e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, Manastir, Maqedoni e Veriut (Универзиетот Св. Климент Охридски, Битола) u zhvillua një takim ndërmjet studentëve vendas, studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe të Universitetit “Western Macedonia”, Follorinë.
Në qendër të takimit ishte diskutimi dhe projektimi i veprimtarive të përbashkëta sportive dhe sociale-kulturore, me qëllim afrimin më tepër me njëri-tjetrin të studentëve të tri universiteteve.
Kalendari i këtyre veprimtarive do të bëhet publik në vazhdim.
Ndërkohë nga Universiteti ynë marrin pjesë studentët: Eleni Dhosi (Infermieri e Pergjithshme), Artjola Gura (Mësuesi për Arsimin Parashkollor) dhe Stivi Kërëku (Edukim Fizik dhe Sporte).







