Në datën 2 maj 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua analiza e gjetjeve të pyetësorit të hartuar në kuadër të projektit “Mësimdhënia e integruar e gramatikës si hap drejt përfshirjes së qëndrimit komunikativ në mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj në arsimin parauniversitar shqiptar”, i financuar nga AKKSHI.
Zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre tha se qëllimi i projektit është hulumtimi mbi mundësitë e përfshirjes së qëndrimit komunikativ në mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj në arsimin parauniveristar shqiptar, nëpërmjet mësimdhënies së integruar të gramatikës me aftësitë e tjera gjuhësore.
Pedagogia, dr. Suela Pici prezantoi shkurtimisht një studim të literaturës bashkëkohore mbi integrimin e të mësuarit komunikativ të gramatikës së anglishtes si gjuhë e huaj.
Në takim, ku ishin të ftuar mësues të gjuhës angleze në zonën e Korçës u theksua se analiza synon vlerësimin e situatës aktuale të mësimit të gramatikës së gjuhës angleze, nxjerrjen e mangësive që ekzistojnë në të dhe evidentimin e hapësirave të mundshme për integrimin e mësimit komunikativ të gramatikës.
Takimi u përmbyll me disa rekomandime konkrete për hapat në vazhdim të projektit dhe hulumtime të mëtejshme në të ardhmen.










