Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

AKADEMIA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHUROI NJË FOND PREJ 43 TITUJSH PËR BIBLIOTEKËN SHKENCORE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 31 maj 2021 në mjediset e Bibliotekës Shkencore u organizua një takim me rastin e dhurimit të një fondi prej 43 titujsh nga Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA). Rektori i ASA, akademik Marenglen Verli tha se ky fond dhurohet në kuadër të marrëveshjes që UNIKO ka me institucionin që ai drejton. Këta tituj janë botime të dy viteve të fundit, kryesisht në fushën e historisë, antropologjisë, gjuhësisë etj. Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello falënderoi rektorin e ASA dhe prof. dr. Hamit Kaba për librat e dhuruar, duke i vlerësuar këto të fundit si mjaft të fytshme dhe në dobi të punës kërkimore-shkencore të stafit akademik dhe studentëve të UNIKO. Kjo është hera e dytë që fondi i librave të Bibliotekës Shkencore pasurohet me tituj të dhuruar nga ASA duke e çuar numrin e tyre në rreth 150.

Për të gjithë të interesuarit, lista e librave të dhuruar gjendet në faqen zyrtare elektronike të UNIKO, në hapësirën “Biblioteka Shkencore”, në linkun : http://www.unkorce.edu.al/…/default/files/LISTA%20ASA.pdf

Leave a Reply