Në datën 3 shkurt 2022 rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello priti në një takim drejtuesit e rinj të Këshillit Studentor të shpallur pas zgjedhjeve të datës 21 janar 2022. Pasi u njoh me drejtuesit e rinj të Këshillit të Përgjithshëm Studentor, si dhe të Këshillave Studentorë të fakulteteve, Rektori u uroi suksese të mëtejshme në punën e tyre. Ai i siguroi ata se do të jetë gjithmonë i gatshëm dhe i hapur për të diskutuar dhe për të mbështetur nismat studentore në funksion të gjallërimit të jetës edukative, kulturore e sportive në Universitet.
Studentët falënderuan Rektorin për pritjen dhe mbështetjen e vazhueshme që u ka dhënë dhe e siguruan atë se Këshilli Studentor do të jetë gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e veprimtarive dhe projekteve kurrikulare dhe jo-kurrikulare në Universitet edhe në përmbushjen e objektivave të tij, duke u bërë zëri i të gjithë studentëve në organet më të larta drejtuese të Universitetit “Fan S. Noli”.