PRAKTIKA PROFESIONALE DHE PUNËSIM DO TË OFROHEN PËR STUDENTËT NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE INSTITUCIONIT FINANCIAR NOA SH. A., KORÇË

Në datën 10 janar 2022 në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe Institucionit Financiar NOA sh. a., Korçë u zhvillua një takim në lidhje me praktikat e studentëve pranë këtij institucioni. Në takim ishte i pranishëm z. Romeo Terolli, specialist i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit dhe drejtori NOA sh.a Korçë, Vangjo Mitace, të cilët theksuan faktin se përmes praktikave të punës synohet përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale dhe personale të studentëve në tregun e punës.

Nga ana e tij specialisti Terolli shprehu mbështetjen për identifikimin dhe angazhimin e studentëve, të cilët mund të zhvillojnë praktikën mësimore pranë këtij institucioni financiar, sikundër, z. Vangjo Mitace garantoi se një grup prej 10 studentësh do të zhvillojnë një praktikë pune pranë mjediseve të NOA sh.a, nëpërmjet së cilës studentët do të njihen me elementë të tregut të punës, si dhe do të jenë në vëmendjen e drejtuesve për punësimet e ardhshme pranë këtij insititucioni.

Previous Post
BIBLIOTEKA SHKENCORE E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, NË BASHKËPUNIM ME STUDENTET E DEPARTAMENTIT TË EDUKIMIT ORGANIZUAN NJË VEPRIMTARI FESTIVE NË KOPSHTIN NR.1 TË QYTETIT TË KORÇËS
Next Post
“MEDIA LITERACY NË UNIVERSITETE”-LEKSION I HAPUR I INSTITUTIT SHQIPTAR TË MEDIAS ME STUDENTË E PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”