EFEKTET E PANDEMISË SË COVID-19 NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM DHE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE NË ZONAT RURALE TË RAJONIT TË KORÇËS ISHTE FOKUSI I NJË WORKSHOPI TË ZHVILLUAR NË FAKULTETIN E BUJQËSISË

Në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë u zhvillua workshopi me temë: “Efektet e pandemisë të Covid-19 në zhvillimin e qëndrueshëm dhe punësimin e të rinjve të zonave rurale të rajonit të Korçës”. Në takim morën pjesë drejtues të Universitetit dhe Fakultetit, pedagogë e studentë. Pedagogia, dr. Aldona Minga bëri një pasqyrim të ndikimit që ka Covid-19 në punësimin e të rinjve në zonat rurale. Më pas përgjegjësi i departamentit të Agrobiznesit, dr. Ilir Sosoli u ndal në situatën e përgjithshme në rajonin e Korçës, ndërsa pedagogu, dr. Dorian Marku i njohu të pranishmit me sfidat që hasin sot të rinjtë për t’u punësuar. Gjatë takimit u diskutua edhe për ndikimin e pandemisë në ekonominë dhe jetën e banorëve në zonat rurale, duke vënë në dukje sfidat dhe problemet me të cilat ata përballen. Në fund të takimit pjesëmarrësit dolën në disa përfundime për të cilat dhanë edhe rekomandime konkrete. Kështu u theksua se diskutimet për efektet e Covid-19 në sektorin e bujqësisë duhet të zgjerohen, duke përfshirë edhe në problemet ekonomike. Gjithashtu u fol edhe për një mbështetje financiare, e cila mund t’u ofrohet sipërmarrësve të rinj në këto zona, si dhe për më shumë përpjekje të sektorit publik dhe privat për të investuar në rritjen e aksesit në internet, aftësive digjitale dhe paisjeve të teknologjisë në zonat rurale etj.

Previous Post
ZBATIMI I PROGRAMIT MËSIMOR DUAL (MËSIM & PRAKTIKË PROFESIONALE) NË MENAXHIM AGROBIZNESI, I CILI APLIKOHET PËR HERË TË PARË SIPAS MODELIT EVROPIAN ISHTE TEMA E NJË TRYEZE TË RRUMBULLAKËT TË ORGANIZUAR NË FAKULTETIN E BUJQËSISË ME PJESËMARRJEN E DREJTUESVE TË INSTITUCIONEVE QË KANË NË FOKUS BUJQËSINË NË RAJONIN E KORÇËS DHE TË SHKOLLAVE TË MESME, ME PËRFAQËSUES TË BIZNESEVE TË RAJONIT, PEDAGOGË, STUDENTË E TË FTUAR TË TJERË
Next Post
U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” SIMPOZIUMI SHKENCOR-KULTUROR “GJERGJ FISHTA NË 150-VJETORIN E LINDJES”