“NJOFTIM PËR PRANIMIN DHE REGJISTRIMIN E APLIKANTËVE
NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE,
MASTER PROFESIONAL DHE MASTER I SHKENCAVE
PËR VITIN AKADEMIK 2015 -2016”
Universiteti “Fan S. Noli” shpall hapjen e procedurës së aplikimit për kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në programet e ciklit të dytë, Master Profesional dhe Master i Shkencave për vitin akademik 2015 -2016. Aplikimi për regjistrim, bëhet pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore nga data 29.10.2015 deri në datën 05.11.2015. Kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Diplomë, ose fotokopje të saj të njehsuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve.
b) Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose fotokopje të tyre të njehsuar me origjinalin. Nëse kandidatët kanë përfunduar shkollën e mesme përpara nëntorit të vitit 2010 dhe kanë dhënë me sukses (me resultate kaluese) provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, paraqesin edhe dokumnetin përkatës të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.
c) Fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
d) 2 fotografi personale;
e) Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare (për të gjithë kandidatët).
Listat e kandidatëve fitues sipas programeve të studimit përkatëse, do të shpallen dhe afishohen në mjediset e njësive kryesore të Universitetit brenda datës 09.11.2015.
Për sqarime në lidhje me procedurat e mëtejshme të regjistrimit, kandidatët duhet të drejtohen pranë sekretarive të fakulteteve përkatëse të Universitetit.
REKTORATI