Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës priti konferencën përmbyllëse të projektit Erasmus+ HAWKING, projekti i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe koordinohet nga Universiteti i Malit të Zi.
Universiteti “Fan S. Noli” si partner i projektit, u përfaqësua në këtë konferencë nga dr. Erinda Papa.
Ndër arritjet e UNIKO gjatë tre viteve të zbatimit të tij, ajo veçoi miratimin e Planit Strategjik për Arsimin Digjital Gjithëpërfshirës 2026-2029 që e bën gjithëpërfshirjen pjesë të politikave institucionale të universitetit. Bashkëpunimin me arsimin parauniversitar, i cili u forcua përmes tri memorandumeve të mirëkuptimit dhe aktiviteteve, ku morën pjesë 230 mësues, nxënës e drejtues të arsimit parauniversitar dhe prindër. Ndërkohë, stafi akademik u trajnua për mësimdhënien gjithëpërfshirëse dhe përdorimin e mjeteve digjitale.
Konferenca krijoi mundësi për të ndarë përvojat me partnerët nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, si dhe për të diskutuar qëndrueshmërinë e rezultateve pas përfundimit të projektit.






