Në kuadër të projektit READ, “Vlerësimi i angazhimit të komunitetit në mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (pjesa shqiptare)”, prof. dr. Hysen Mankolli, nga Maryland University at NOAA, SHBA mbajti një leksion të hapur me staf dhe studentë të departamentit të “Histori- Gjeografisë”, UNIKO.
Leksioni me temë “Floristic Diversity in the Study of Lake Ohrid Ecosystem”, u përqëndrua në pasurinë floristike, vlerat natyrore dhe biodiversitetin e Liqenit të Ohrit, si dhe në sfidat që lidhen me mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tij.
Përtej njohurive akademike, veprimtaria u dha studentëve mundësinë të bëhen pjesë aktive e kërkimit dhe e jetës së komunitetit. Në vijim, ata do të angazhohen në punë në terren dhe në komunikimin me banorët e zonës, duke kontribuar në ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e një prej pasurive tona më të çmuara natyrore.
Universiteti “Fan S. Noli” mbështet kërkimin shkencor, bashkëpunimin me diasporën akademike dhe përfshirjen e studentëve në çështje me rëndësi për komunitetin dhe mjedisin.











