Nga data 5 -9 tetor 2026 stafet akademik dhe administrative të universiteteve partnere u bashkuan në kampuset e Universitetit Savoie Mont Blanc në Chambéry, Francë në një javë shkëmbimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar me temë “Sport, Shëndet dhe Mirëqenie”.
Përmes workshopeve, aktiviteteve sportive e kulturore dhe shkëmbimit të përvojave, ky mobilitet i ofroi stafit akademik të UNIKO, Julian Shishi dhe Pandush Tasellari mundësi të reja për zhvillim profesional, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndarjen e praktikave më të mira.
Për ta përvojat e fituara kthehen në vlera konkrete për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, pasurimin e përvojës akademike dhe hapjen e horizonteve të reja për studentët.















