MINISTRI I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL, Z. ANDIS SALLA VIZITOI UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 31 korrik 2026 drejtues të Universitetit “Fan S. Noli” pritën në takim ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla. Takimi kishe në fokus forcimin e bashkëpunimit mes arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe sektorit agroushqimor.

Në këtë kuadër, rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi e njohu fillimisht Ministrin me veprimtarinë që zhvillon UNIKO, ofertën akademike dhe me procesin e transformimit që ka ndërmarrë Universiteti ynë.

Gjatë bisedës u theksua përfshirja e studentëve dhe profesionistëve të rinj në projekte, nisma dhe procese që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e bujqësisë;Forcimi i rolit të agronomit dhe profesionistëve të rinj në zhvillimin e një bujqësie moderne dhe konkurruese;Siguria ushqimore dhe rëndësia që merr përgatitja e studentëve si specialistë të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të sektorit agroushqimor.

Në takim u theksua se nxitja e ideve dhe inovacionit akademik krijojnw  më shumë mundësi për studentët dhe komunitetin universitar.

Ky bashkëpunim synon të krijojë ura të forta ndërmjet universitetit, institucioneve, kërkimit shkencor dhe fermerëve, duke e shndërruar dijen në një faktor të drejtpërdrejtë për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe sektorit agroushqimor në rajonin e Korçës.

Postimi i Mëparshëm
REKTORI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, PROF. DR. LORENC EKONOMI PRITI NË TAKIM DREJORIN E RI TË RTSH KORÇËS, Z. JULIAN NAPOLONI
Postimi Pasues
HAPET THIRRJA PËR REGJISTRIM NË PROGRAMIN E DOKTORATËS “STUDIME GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE NË RAJONIN E BALLKANIT