Departamenti i Informatikës
Drejtues i projektit: Dr. Blerina Çeliku
Kohëzgjatja e projektit: 8 muaj
Viti 2026
Qëllimi i projektit:
Të gjenerojë një ndikim afatgjatë dhe të qëndrueshëm në transformimin e kërkimit shkencor dhe procesit mësimor në Universitetin “Fan S. Noli”, duke e orientuar atë drejt një modeli të integruar, të bazuar në të dhëna dhe të lidhur ngushtë me praktikën në fushat e inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike. Përmes aktivizimit të Data Center-it si një mjedis funksional kërkimor, projekti synon të kalojë nga një qasje kryesisht teorike në një ekosistem të aplikuar, ku zhvillimi, testimi dhe validimi i modeleve realizohen në kushte reale dhe të riprodhueshme.
Objektivat specifikë të projektit:
Objektivi 1: Krijimi dhe operacionalizimi i një grupi pilot prej 10 studentësh me interes në kërkimin shkencor (përfshirë orientimin drejt temave të diplomës dhe studimeve Master), dhe zhvillimi/testimi/validimi i modeleve në Data Center.
Objektivi 2.1 : Projektimi dhe implementimi i një platforme web që integron modelet dhe praktikat e AKSK-së
Objektivi 2.2: Analiza e të dhënave të ndërveprimit dhe organizimi i workshop-it final
Objektivi 2.3: Dokumentimi dhe publikimi i platformës në Buletinin Shkencor të Universitetit “Fan S. Noli”
Objektivi 3: Integrimi i rezultateve në kurrikula dhe zhvillimi i moduleve laboratorike
Objektivi 4.1: Zhvillimi i kërkimit mbi përdorimin e blockchain dhe kriptografisë në edukim dhe publikimi në revista ndërkombëtare
Objektivi 4.2: Integrimi i modeleve në platformë dhe ndërveprimi i përdoruesve me to

