KËRKIMET BASHKËKOHORE NË FUSHËN E EDUKIMIT, GJUHËSISË DHE SFIDAT E PËRKTHIMIT LETRAR – LEKSIONE TË HAPURA NGA STAFI AKADEMIK I UNIKO ME STUDENTË TË UNIVERSITETIT “ST. KLIMENT OHRIDSKI”, BITOLA

Në kuadër të programit Erasmus + Teaching, prof. as. dr. Eriola Qafzezi dhe dr. Evionda Pylli zhvilluan një mobilitet për mësimdhënie në Universitetin “St. Kliment Ohridski”, Bitola.

Temat e leksioneve që ato mbajtën për studentët e Fakultetit Pedagogjik ishin “Statusi i fëmijëve në grup dhe dinamikat e ndërveprimeve në arsimin parashkollor dhe atë fillor” dhe “Gjuha e propagandës në veprën “Animal Farm” nga shkrimtari George Orëell dhe variantet e përkthyera në gjuhën shqipe”, leksione që u mundësuan studentëve njohuri të reja mbi kërkimet bashkëkohore në fushën e edukimit, gjuhësisë si dhe mbi sfidat e përkthimit letrar.

Stafi i UNIKO gjatë këtij mobiliteti zhvilloi edhe takime pune me prof. dr. Silvana Kolevska Neshkovska, ku u diskutuan tema aktuale kërkimore-shkencore, mundësitë për publikime dhe projekte të përbashkëta, si dhe perspektiva për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ky mobilitet mësimdhënës përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit tashmë të vendosur ndërmjet dy fakulteteve. Veprimtari të tilla pasurojnë procesin mësimor dhe u ofrojnë studentëve mundësinë të ndjekin leksione nga profesorë të institucioneve të huaja të arsimit të lartë, si dhe kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave akademike e zhvillimin e nismave të përbashkëta kërkimore.

 

Postimi i Mëparshëm
“PUNA IME, NOTA IME — INTEGRITETI AKADEMIK SI KULTURË”-TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME MATURANTË NË UNIKO
Postimi Pasues
SHKOLLË VERORE: MENAXHIM I PROJEKTEVE ME FONDE TË BASHKIMIT EVROPIAN