REFLEKTIM DHE DIALOG – NË FOKUS PROGRAMI I STUDIMIT MSc. “MËSUESI NË GJUHËN ANGLEZE”

Në datën 21 maj 2026 departamenti i Gjuhëve të Huaja Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi veprimtarinë akademike me fokus vlerësimin e kurrikulës së programit të studimit Master i Shkencave në “Mësuesi në Gjuhën Angleze”, parë nën dritën e përvojës së praktikës profesionale, nevojat për rishikim dhe përmirësim.

Të pranishëm në takim ishin pedagogë dhe studentë të këtij programi studimi.

Gjatë diskutimit, studentët ndanë përvojat e tyre nga praktika profesionale, evidentuan sfidat e hasura në procesin e mësimdhënies dhe dhanë sugjerime konkrete për përditësimin e kurrikulës, forcimin e lidhjes mes teorisë dhe praktikës, si dhe për zhvillimin më efektiv të praktikës profesionale në të ardhmen.

Veprimtaria shërbeu si një hapësirë bashkëpunimi dhe reflektimi akademik, duke nxitur dialogun mes studentëve dhe stafit për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së programit të studimit dhe përshtatjen e tij me nevojat reale të arsimit dhe tregut të punës.

Postimi i Mëparshëm
18 MAJI – DITA NDËRKOMBËTARE E MUZEVE
Postimi Pasues
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ORGANIZOI SHKOLLËN VERORE “MENAXHIM I PROJEKTEVE ME FONDE TË BASHKIMIT EVROPIAN”, NË KUADËR TË PRJEKTIT SUPROM