BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR-VEPRIMTARI QË SJELLIN PËRVOJA DHE MBËSHTETJE PËR NISMA TË PËRBASHKËTA

Në datën 30 tetor 2025, Muzeu i Bukureshtit, një institucion partner me Universitetin “Fan S. Noli” organizoi në Pallatin Shutsu, veprimtarinë e radhës në kuadër të Konferencave të së Enjtes, këtë herë kushtuar dialektit, kulturës dhe identitetit të arumunëve që jetojnë në Jug të Danubit.

Në konferencën me titull “Dialekti arumun nga fjala në fjali” mori pjesë online edhe pedagogia e Universitetit “Fan S. Noli” prof. as. dr. Daniela Stoica. Sipas saj veprimtari të tilla krijojnë mundësi për bashkëpunime e shkëmbime përvojash.

Eventi mblodhi së bashku studiues të shquar të cilët vetëm para disa javësh  vizituan UNIKO në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional: Akad. Nicolae Saramandu, prof. dr. Manuela Nevaci dhe dr. Irina Floarea (Universiteti i Bukureshtit, Akademia Rumune, Shoqata e Kulturës Maqedonase-Rumune), prof. as. dr. Catalin Constantin (Universiteti i Bukureshtit), prof. Adrian Mazhuru, drejtor i Muzeut të Bukureshtit.

Gjatë konferencës, u prezantua edhe botimi “Carți trâ învițare rămănește” (vëll. II) – një libër shkollor për mësimdhënien e dialektit arumun, vepër e cila u prezantua edhe për stafin dhe studentët e  Universitetit tonë. Me rastin e bashkëpunimit të Universitetit të Korçës me Universitetin e Bukureshtit dhe Akademinë Rumune libri është cilësuar si një burim i vlefshëm gjuhësor dhe kulturor brenda qarqeve akademike dhe të komunitetit arumun në Shqipëri dhe Rumani.

Postimi i Mëparshëm
Përditësimi i listave të aplikantëve për programin e studimit Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin Special”
Postimi Pasues
“PLANIFIKIMI I VEPRIMTARISË AUDITUESE PËR VITIN 2026” ISHTE NË FOKUS TË TAKIMIT QË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT ORGANIZOI NË UNIKO

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right