UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PJESË E EDICIONIT VEROR TË LOJËRAVE BOTËRORE UNIVERSITARE FISU 2025, I CILI DO TË ZHVILLOHET NGA DATA 16-27 KORRIK NË RHINE-RUHR TË GJERMANISË

Julian Vila dhe Elisa Myrtollari janë dy studentët që do të përfaqësojnë Universitetin “Fan S.  Noli” dhe Shqipërinë në Edicionin Veror të Lojërave Botërore Universitare FISU 2025, i cili këtë vit do të zhvillohet në Rhine-Ruhr të Gjermanisë, nga data 16-27 korrik 2025.

Të shoqëruar nga trajneria e tyre, pedagogia, doc. Mariela Burda studentët morën përgëzimet dhe urimet më të mira edhe nga rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi.

Elisa dhe Juliani do të garojnë në 100 m atletikë mes 8500 studentëve nga rreth 150 vende  të botës, në këtë ngjarje të madhe sportive që përmbledh 18 sporte.

Rhine-Ruhr 2025 FISU World University Games zhvillohen çdo dy vjet në një qytet të ndryshëm. Kjo festë e sportit dhe kulturës universitare botërore bën bashkë mijëra studentë-sportistë për të garuar, duke e bërë atë një nga ngjarjet më të mëdha dhe më prestigjioze shumë-sportëshe në botë.

Nën moton e FISU-së “Përsosmëri në Mendje dhe në Trup”, edicioni veror i Lojërave Botërore Universitare përfshin aspekte edukative, kulturore dhe inkurajon studentët-sportistë nga e gjithë bota të ndërthurin performancën e lartë sportive me përpjekjet e tyre intelektuale.

Elisa Myrtollari dhe Julian Vila të dy studentë të programit të studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, Universiteti “Fan S. Noli” që krahas arritjeve të jashtëzakonshme sportive punojnë me përkushtim edhe për arsimimin dhe zhvillimi n e tyre profesional.

Arritjet e Elisa Myrtollarit janë të jashtëzakonshme:

Kampionia Kombëtare në garat e 100 metrave dhe 60 metrave për të rritur për pesë vite radhazi (2019, 2021, 2022, 2023, 2024).

Rekord Kombëtar për të Rinjtë në 100m (Rezultat: 12.28) për moshat U18 dhe U20.

Rekord Kombëtar për të Reja në 60m (Rezultat: 7.87) në kategorinë U20.

Rekord U18 në garën e 200m (Rezultat: 25.22).

Edhe arritjet e Julian Vilës janë mbresëlënëse dhe pasqyrojnë talentin e tij të jashtëzakonshëm në disiplinat e shpejtësisë:

100m: 10.93 sekonda

200m: 22.14 sekonda

400m: 50.08 sekonda

Këto janë rezultate të jashtëzakonshme që tregojnë përkushtim dhe aftësi për të garuar në nivele ndërkombëtare. Pjesëmarrja e tyre në Lojërat Universitare Botërore 2025 është një mundësi për të dëshmuar se mund të konkurojnë në nivele globale dhe të tregojnë se Shqipëria ka talente të shkëlqyera në atletikë.

Ky aktivitet i njohur edhe si Universiada, është i dyti për nga madhësia pas Lojërave Olimpike. Në të marrin pjesë mijëra studentë-sportistë nga universitetet më të mira të botës, duke u bërë një skenë globale për talentet e rinj.

Në datën 16 korrik, në Rhine-Ruhr të Gjermanisë, një zonë me traditë të fortë sportive dhe infrastrukturë moderne, do të mbahet Ceremonia Zyrtare në të cilën Elisa dhe Juliani do të valëvitin flamurin shqiptar dhe flamurin e Universitetit “Fan S. Noli”.

 

Previous Post
KËSHILLI STUDENTOR I UNIKO VIJON TRADITËN E VLERËSIMIT TË STUDENTËVE TË ANGAZHUAR NË TË, NË SHENJË MIRËNJOHJEJE PËR KONTRIBUTIN DHE PUNËN E PALODHUR GJATË GJITHË VITIT AKADEMIK

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right