Në datën 5 qershor 2025, në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua me sukses takimi “Incoming Mission in Korça”, në kuadër të projektit ILOFORDIGITAL – “Industrial Liaison Offices (ILO) for the empowerment of a cross-border digital, entrepreneurial and professional skills network”, i financuar nga Programi Interreg IPA South-Adriatic 2021–2027.
Takimi konsistoi në një sërë veprimtarish ndërvepruese dhe vizitash në terren, duke përfshirë:
Përshëndetjet dhe prezantimin e projektit nga dr. Aldona Minga, koordinatore për UNIKO;
Prezantimin e dy aktorëve lokalë: kompanisë Fix Pro, e specializuar në përpunimin e mishit, dhe Korça HubINOVATION, një iniciativë inovative për trashëgiminë kulturore përmes teknologjisë 3D;
Vizita studimore pranë këtyre strukturave për të parë nga afër proceset prodhuese dhe teknologjitë digjitale në përdorim;
Sesione diskutimi mbi mundësitë e bashkëpunimit midis universiteteve, industrisë dhe organizatave kërkimore, me synimin për të forcuar rrjetin ndërkufitar të njohurive dhe krijimin e Zyrave të Ndërlidhjes Industriale (ILO).
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Mali i Zi, Molise dhe Puglia, të cilët shkëmbyen përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të lidhur botën akademike me biznesin, si dhe për të përmirësuar transferimin e dijes dhe aftësive profesionale.
Në përfundim u zhvillua një sesion përmbledhës mbi konkluzionet dhe hapat e mëtejshëm për bashkëpunim në kuadër të projektit ILOFORDIGITAL.