Në datën 11 prill 2025 studentët e programit Bachelor në “Gjuhë Angleze”, Universiteti “Fan S. Noli” morën pjesë në edicionin e 18-të të Konferencës Shkencore të Studentëve BA dhe MA, me temën “Modele për një Dialog të Vazhdueshëm, Inovacion dhe Kreativitet”.
Kjo konferencë u organizua nga Fakulteti i Letërsisë, Universiteti “Vasile Alecsandri” i Bakausë, Rumani në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit “Konstantin Preslavsky” të Shumenit, Bullgari, Universitetin e Lleida-s, Spanjë, departamentin e Historisë, Shkencave Humane dhe Shoqërisë të Universitetit të Romës Tor Vergata, Itali dhe departamenti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.
Studentët tanë prezantuan punime me interes, duke treguar kreativitet dhe mendim kritik të spikatur: Joana Dudo dhe Sabrina Kula me koordinatore dr. Dorela Kaçauni;
Isuida Busho me koordinatore prof. as. dr. Daniela Stoica dhe Elda Purba me koordinatore prof. as. dr. Eriola Qafzezi.
Urime të përzemërta për të gjithë studentët pjesëmarrës dhe për prezantimet e tyre mbresëlënëse duke përfaqësuar denjësisht Universitetin tonë.
Një falënderim i veçanta për komitetin organizativ, për realizimin e përvitshëm të kësaj konference kaq frymëzuese dhe inkurajuese për studentët, si dhe për bashkëpunëtorët tanë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.