UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” I FTUAR NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA, KREMS, AUSTRI NË KUADËR TË JAVËS NDËRKOMBËTARE TË STAFIT

Nga data 31 mars- 4 prill 2025 stafi ndihmësakademik i Universitetit “Fan S. Noli” i përbërë nga z. Edmond Gaçe, përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikës, znj. Megi Pashko përgjegjëse e Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentëve, znj. Fotjola Stillo, përgjegjëse e Sektorit të Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare dhe specialisti i IT, z. Klajdi Qafzezi me ftesë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara, Krems, Austri mori pjesë në Javën Ndërkombëtare të Stafit organizuar nga ky Universitet.

Përgjatë një jave, rreth 70 të ftuar nga 22 vende të botës u bënë pjesë e veprimtarive të cilat u përqëndruan në dy tema kryesore:

1-Turnaround and Transformation Management – Can AI help us? – në të cilën u zhvilluan seminare dhe prezantime të programuara për të ofruar njohuri të vlefshme, si dhe për të  shkëmbyer përvoja lidhur me rolin e inteligjencës artificiale në nxitjen e transformimit organizativ në Universitete.

2-“International Relations and Welcome Center Track” ishte tema, e cila u përqëndrua në prezantime dhe seminare lidhur me praktikat më të mira në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mobilitetet e studentëve dhe të stafit, si dhe informacione lidhur me shërbimet mbështetëse të ofruara nga Universitetet pjesëmarrëse.

Gjatë kësaj jave intensive, përfaqësues nga universitete të ndryshme u bashkuan në një hapësirë të përbashkët akademike e sociale, ku ndanë jo vetëm praktikat më të mira nga institucionet që përfaqësonin, por edhe vizione për të ardhmen.

Previous Post
KLUBI ROTARI I KORÇËS SHPËRNDU BURSA PËR 6 STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”
Next Post
Incoming Mission NË KORÇË – Forcimi i Bashkëpunimit midis Akademisë dhe Industrisë