UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” I BASHKOHET NISMËS NË KUADËR TË JAVËS SË NDËRGJEGJËSIMIT TË TRURIT (BRAIN AWARENESS WEEK)

Prej datën 10 mars 2025 departamenti i Edukimit, Universiteti “Fan S. Noli” i bashkohet nismës për ndërgjegjësim në kuadër të veprimtarive të organizuara me rastin e Javës së Ndërgjegjësimit të Trurit (Brain Awareness Week).

Java e Ndërgjegjësimit të Trurit (BAW) është një fushatë globale për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për përparimin dhe përfitimet e një truri të shëndetshëm.

Kjo ngjarje globale bëri bashkë studentë dhe staf akademik të Universitetit “Fan S. Noli” për të ndërgjegjësuar të rinjtë, mësuesit dhe komunitetin mbi rëndësinë e kujdesit të trurit.

Këtë e treguan edhe gjatë takimeve të organizuara në këtë javë.

Në datën 10 mars 2025 për studentët u ndanë informacione për njohjen dhe promovimin e qëllimit të kësaj jave, si një thirrje për t’iu bashkuar nismës.

Në datën 11 mars 2025 veprimtaritë në këtë kuadër vijuan me një workshop, i cili trajtoi temën “From Brain to Mind”- Round trip ticket”. Në këtë trajnim u prezantuan strategji për një mjedis mbështetës për të nxënët. Të pranishëm: grupet e interesit dhe studentë që aspirojnë të bëhen mësues, nën drejtimim e trajnerit Arjan Kamburi.

Në datën 12 mars në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua një tjetër takim, këtë herë të ftuar ishin mësues ndihmës, studentë dhe specialistë të Qendrës Komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara. Gjatë takimit u trajtuan çështje të të nxënit sipas qasjes konjitive, duke u fokusuar te stilet konjitive, proceset e të nxënit dhe të mësimdhënies. “CALM: Cognitive Approaches for Learning Mastery – When Brain Meets Mind”.

Në datën 13 mars 2025 stafi i Universitetit “Fan S. Noli” në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit të Trurit zhvilloi një takim në shkollën “Isuf Dalipi”, Mollaj me nxënës maturantë dhe nxënës të klasave të tjera të arsimit të mesëm të lartë, me të cilët u prezantuan aspekte të të nxenit referuar trurit, ankthit para testimeve dhe teknika te menaxhimit të tij.

Teknikën STOP, e prezantoi Ilirjana Nase, psikologe shkollore dhe e komunitetit, në bashkëpunim me punonjësen sociale të shkollës, Marsela Agushi dhe me mësuesen e biologjisë në këtë shkollë.

Gjatë takimit u prezantuan mjete dhe materiale të cilat ndihmojnë nxënësit në proceset e të nxënit dhe në zhvillimin e trurit dhe proceseve konjitive. Gjithashtu u prezantuan mjete për menaxhimin e ankthit dhe teknika relaksuese.

Previous Post
Hapen aplikimet për mobilitet stafi në Itali në kuadër të COMMO IX European Programme-Erasmus + KA171.
Next Post
Urime të sinqerta Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit për detyrën e lartë dhe angazhimin e Tij të shenjtë