U SHFAQ NË UNIKO PREMIERA E DOKUMENTARIT “VAKËFET E KORÇËS”

Në datën 29 janar 2025, premiera e dokumentarit “Vakëfet e Korçës” u shfaq në Universitetin “Fan S. Noli” në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, ku të ftuar ishin pedagogë e studentë, studiues e përfaqësues të pushtetit vendor, institucioneve e të ftuar të tjerë.

Shfaqja e këtij dokumentari premierë erdhi si një bashkëpunim midis departamentit të Histori-Gjeografisë, UNIKO dhe autorëve të tij, studiuesit Petrit Zeneli dhe gazetares Erjona Pambuku nën fokusin e kamerës dhe videos nga Pirro Gjata.

Ky dokumentar përmes fakteve, dokumenteve dhe rrëfimeve të shumë studiuesve sjell për publikun fizionominë e një krahine, e cila megjithëse pak e njohur, është unike jo vetëm për juglindjen e Shqipërisë, por për të gjithë rajonin.

Sipas autorëve për realizimin e këtij dokumentari janë dashur gati tre vjet pune kërkimore dhe studimore, si dhe një punë e madhe në terren.

 

Previous Post
Njoftim për studentët
Next Post
PARLAMENTI STUDENTOR I UNIKO ZHVILLOI MBLEDHJEN E RADHËS, KU NJË HAPËSIRË E VEÇANTË I`U KUSHTUA PËRVOJAVE STUDENTORE NË MOBILITETET ERASMUS+