NË KUADËR TË PROJEKTIT DYPALËSH MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE INSTITUTIT TË HISTORISË SË EVROPËS MESDHETARE (CNR-ISTITUTO DI STORIA DELL’EUROPA MEDITARRANEA) U MBAJT NË ROMË KONFERENCA “ARCHIVI E TERRITORIO: STRATEGIE DI VALORIZZAZIONE E RICERCA STORICA IN ITALIA E ALBANIA” (ARKIVAT DHE TERRITORI: STRATEGJITË E VLERËSIMIT DHE KËRKIMIT HISTORIK NË ITALI DHE SHQIPËRI)

Në datën 3 dhjetor 2024 në mjediset e Institutit të Studimeve Romane, Itali zhvilloi punimet konferenca “Archivi e Territorio: Strategie di Valorizzazione e Ricerca Storica in Italia e Albania” (Arkivat dhe Territori: Strategjitë e Vlerësimit dhe Kërkimit Historik në Itali dhe Shqipëri) e  parashikuar në kuadër të projektit dypalësh midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe Institutit të Historisë së Evropës Mesdhetare (CNR – Istituto di Storia dell’Europa Meditarranea) me teme “Aksesueshmëria dhe studimi i arkivave shtetërore dhe bashkiake ndërmjet kërkimit historik dhe vlefshmërisë turistike. Krahasimi i rasteve mes Italisë dhe Shqipërisë”.

Në këtë konference ishte i pranishëm rektori i Universitetetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i cili në fjalën e tij shprehu vlerësimet për veprimtarinë dhe për kontributin që ka dhënë Italia në reformimin e sistemit të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Në takimin me drejtorin e Institutit të Historisë së Evropës Mesdhetare, prof. dr. Gaetano Sabatini, njëherësh edhe profesor i Universitetit “Roma Tre”, rektori Ekonomi u shpreh i gatshëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy institucioneve si në fushën e ndërkombëtarizimit, ashtu dhe në fushën e projekteve të kërkimit të financuara nga Bashkimi Evropian.

Drejtues i projektit për palën shqiptare, phd. Metin Venxha prezantoi për të pranishmit studimin me teme “Italian Influence on the Creation of Albanian Industrial Excellence and its Impact on the Territory: A Case Study of the Korca Region”. (Ndikimi italian në krijimin e ekselencës industriale shqiptare dhe ndikimi i saj në Territor: Rast studimi Rajoni i Korçës)

Bashkorganizatorë të konferencës ishin Universiteti “Fan S. Noli”, Universiteti “Roma Tre”, Instituti i Historisë së Evropës Mesdhetare, Ministria e Jashtme e Italisë, Arkivi Qendror i Shtetit në Romë dhe Fondacioni i Bankës së Napolit.

 

 

Previous Post
THIRRJE PËR MOBILITET PËR MËSIMDHËNIE/TRAJNIM NË UNIVERSITY OF NATIONAL AND WORLD ECONOMY, SOFIE, BULLGARI
Next Post
FILLUAN APLIKIMET NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË FORMIMIT TË VAZHDUAR NË FUSHËN PSIKOPEDAGOGJIKE (35 ECTS)