Në datën 10 dhjetor 2024 në bashkëpunim me UNHCR, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u çel një ekspozitë fotografike në shenjë nderimi të Ditës së të Drejtave të Njeriut.
Në hollin e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, kjo ekspozite përcjellin mesazhin se të kërkosh azil është një nga të drejtat e njeriut dhe çdo individ ka të drejtën të aplikojë për azil nëse largohet nga vendi i tij si rezultat i konflikteve apo persekutimit.
Pas largimit nga vendi i tyre, ndërsa refugjatët punojnë për të rindërtuar një jetë të re, sporti bëhet një burim shprese dhe fuqizimi.
Dhe pikërisht, kjo ekspozitë ka në fokusin e saj fuqinë transformuese të sportit për refugjatët. “Bashkohuni me ne për të zbuluar historitë e tyre frymëzuese” ka qenw apeli në këtë ditë për studnetët e UNIKO të cilët do të kenë mundësi ta shikojnë këtë ekspozitë deri në datën 15 dhjetor.