U PREZANTUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” PROJEKTI NDËRKOMBËTAR-“SHFRYTËZIMI I MJETEVE ALTERNATIVE DIGJITALE PËR HEQJEN E PENGESAVE NË QASJEN E TË RINJVE DREJT ARSIMIT TË LARTË” – HAWKING

Në datën 29 tetor 2024 në mjediset e bibliotekës së Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u prezantua projekti ndërkombëtar “Shfrytëzimi i mjeteve alternative digjitale për heqjen e pengesave në qasjen e të rinjve drejt arsimit të lartë” – HAWKING.

Ky projekt sipas koordinatores institucionale, dr. Erinda Papa synon të promovojë gjithëpërfshirjen në arsimin e lartë, duke lehtësuar kalimin nga arsimi i mesëm për studentët me aftësi ndryshe dhe grupe të tjera të cenueshme.

Fakulteti vlerëson veçanërisht këtë nismë, jo vetëm për përfshirjen e stafit akademik në projekte me përmasa ndërkombëtare, por edhe si një njohje e përkushtimit dhe e përpjekjeve të tyre të vazhdueshme në përmirësimin e institucioneve arsimore.

Sipas koordinatores takimi përmbushi një nga objektivat kryesore të projektit HAWKING shpërndarjen e brendshëm, duke forcuar transparencën dhe bashkëpunimin në komunitetin akademik.

Prezantimi synon të afrojë pjesëmarrësit me veprimtaritë e projektit dhe të nxitë angazhimin e tyre aktiv në arritjen e qëllimeve të tij.

Projekti HAWKING, i financuar nga programi Erasmus+, kontribuon në përmirësimin e qasjes digjitale dhe në rritjen e mundësive arsimore për studentët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Kështu, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë bëhet pjesë e këtij bashkëpunimi ndërkombëtar, i cili synon të krijojë një mjedis arsimor më të hapur dhe gjithëpërfshirës.

Previous Post
Shpallja e kritereve për ndarjen e bursave për studentët nga Republika e Kosovës, në universitetet publike në programet bachelor për vitin akademik 2024 – 2025
Next Post
NJOFTIM PËR 6 VENDE TË LIRË PUNE NË BASHKINË DEVOLL