Në datën 30 gusht 2024 u zhvillua mbledhja e parë e Senatit Akademik për konstituimin e tij.
Në fjalën e hapjes rektori i Universitetit, prof. dr. Lorenc Ekonomi u uroi suksese në punën e tyre anëtarëve të Senatit të ri Akademik.
Pasi u lexuan emrat e 19 senatorëve fitues në zgjedhjet e 21 qershorit 2024, mes tyre edhe dy studentë, u kalua në pikat e rendit të ditës.
Senatit Akademik miratoi në postin e nënkryetarit të këtij organi drejtues, propozimin për prof. as. dr. Daniela Stoica, si dhe kandidaturat e propozuara nga Rektori për dr. Aida Mosko si zëvendësrektore për kërkimin dhe shkencën dhe prof. as. dr. Lorena Zeqo si zëvendësrektore për mësimin në Universitetin “Fan S. Noli”.