“Studim fizibiliteti për prodhimin e mishit me cilësi të lartë nga fermerët vendës, bazuar në modelin e ekonomisë qarkulluese, në Shqipërinë juglindore”

AKKSHI-  Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2024

Drejtues i projektit: Prof. as. dr. Oriola Theodhori

Departamenti i Marketing-Turizmit , Fakulteti i Ekonomisë

Kohëzgjatja e projektit:  9 muaj

Përshkrimi i projektit:

Qëllimi i këtij projekti është të zhvillojë një model biznesi të qëndrueshëm për prodhimin e mishit në rajonin e Korçës, Shqipëri. Ky model synon të bazohet në parimet e ekonomisë qarkulluese dhe të përfshijë fermerët vendas në zinxhirin e vlerës.

Objektivat e projektit:

Objektivi kryesor: Zhvillimi i një modeli të integruar vertikalisht për prodhimin e mishit, duke përdorur konceptet e slow food dhe ekonominë qarkulluese, me qëllim angazhimin dhe vitalizimin e fermerëve të rajonit të Korçës.

Objektivat specifikë:

  1. Zhvillimi i modelit të integrimit vertikal
  2. Trajnime dhe asistence teknike për fermerët Korçarë
  3. Sigurimi i aksesit në inputet me cilësi të lartë
  4. Mbështetja për tregtinë dhe kontratat
  5. Promovimi i përfshirjes sociale
Previous Post
Trashëgimia kulturore e pakicave etnike dhe linguistike në qarkun e Korçës
Next Post
Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe të zhvillimit të qëndrueshëm