NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” FILLOI FAZA E DYTË E TRAJNIMIT NË KUADËR TË PROGRAMIT TË ZHVILLIMIT PROFESIONAL TË MËSUESVE

Në datën 16 tetor 2024 ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte në Universitetin “Fan S. Noli” ku ndoqi nga afër fillimin e fazes së dytë të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, i cili synon të përmirësojë aftësitë e mësimdhënësve në shkencë, arsimin fillor, gjuhën shqipe, dhe teknologjinë e informacionit.

Gjatë takimit me mësuesit në mjediset e Qendrës për Formimin e Vazhduar, UNIKO ministrja Manastirliu tha se ky program është mjaft i rëndësishëm për përgatitjen profesionale të mësuesve në përputhje me nevojat që kanë sot nxënësit dhe që kërkon koha.

Gjatë vitit 2024-2025 në kuadër të këtij programi do të trajnohen rreth16 mijë mësues të shkencave, arsimit fillor, të gjuhës shqipe dhe të teknologjisë së informacionit. Janë 166 pedagogë të angazhuar për zbatimin e këtij programi, ndërsa vetëm në Korçë janë rreth 1800 mësues që do të trajnohen deri në fund të fazës së dytë.

Në Universitetin “Fan S. Noli” zhvillohen trajnimet e mësuesve nga ZVAP-të Kolonjë, Maliq, Përrenjas, Korçë-Pustec, Pogradec dhe Devoll.

Ministrja vlerësoi përpjekjet për të zgjeruar kapacitetet profesionale të mësuesve në këtë rajon. Ajo tha se ky program krahas të tjerave përshtat më së miri mësimdhënien me standardet ndërkombëtare.

Previous Post
DISA NGA GJETJET E PROJEKTIT “VLERA E PRAKTIKËS SI ELEMENT I RËNDËSISHËM QË LIDH STUDENTËT ME TREGUN E PUNËS” U PREZANTUAN SOT NË NJË TAKIM TË ORGANIZUAR NË DEKANATIN E FAKULTETIT TË EKONOMISË
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”-VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË KUADËR TË 10 TETORIT, DITËS BOTËRORE TË SHËNDETIT MENDOR