MSC. SUELA LULOLLARI DHE MSC. SHEGË ÇEÇI JANË PEDAGOGET E REJA QË I BASHKOHEN KËTË VIT TË RI AKADEMIK STAFIT TË DEPARTAMENTIT TË AGROUSHQIMT NË FAKULTETIN E BUJQËSISË

Në datën 1 tetor 2024 në departamentin e Agroushqimit, Fakulteti i Bujqësisë u prezantuan dy pedagoget e reja që i bashkohen këtë vit të ri akademik stafit të këtij Departamenti.

Msc. Suela Lulollari dhe msc. Shegë Çeçi kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera programin e studimit “Master i Shkencave” përkatësisht në “Shkencat dhe teknologjitë ushqimore” dhe “Biologji molekulare”.

Dekni i Fakultetit, prof. as. dr. Besnik Skënderasi dhe kolegët u uruan atyre suksese në detyrën e re, ndërsa vetë pedagoget u shprehën se pavarësisht punës së deritanishme dhe përvojave që kanë në profesionet e tyre, për to, kjo është një sfidë e re, të cilën do ta përballojnë me sukses duke u bërë pjesë e denjë e Fakultetit dhe Universitetit “Fan S. Noli”.  

Previous Post
U PREZANTUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” PROJEKTI “TRASHËGIMIA KULTURORE E PAKICAVE ETNIKE DHE LINGUISTIKE NË QARKUN E KORÇËS”
Next Post
NDËRKOMBËTARIZIMI- DIPLOMA E DYFISHTË “MASTER PROFESIONAL” NË “MENAXHIM I QËNDRUESHËM NË AGROTURIZËM” SË SHPEJTI NË DUART E STUDENTËVE TË PARË TË KËTIJ PROGRAMI TË PËRBASHKËT ME UNIVERSITETIN BUJQËSOR TË PLOVDIV-IT, BULLGARI
Postimet e fundit