Në datën 7 tetor 2024 drejtues të Universitetit “Fan S. Noli”, rektori prof. dr. Lorenc Ekonomi; zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko dhe zëvendësrektori për mësimin, prof. as. dr. Lorena Zeqo pritën në takim akademikun Nicolae Saramandu “Doctor Honoris Causa” i UNIKO, një nga filologët më të rëndësishëm sot në Rumani, i specializuar në fushën e gjuhësisë dhe dialektologjisë rumune, tw shoqëruar edhe nga profesorja e Universitetit të Bukureshtit prof. dr. Manuela Nevaçi dhe kërkuesja shkencore, dr. Irina Floarea. Të tre profesorët punojnë pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Dialektologjisë “Iorgu Iordan-Aleksander Rosetti”.
Në takim u diskutua bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e miqësisë që profesorët rumunë kanë me Universitetin e Korçës, ndërsa u shprehën të gatshëm që ky bashkëpunim të forcohet e zgjerohet edhe më tej, në kuadër të programeve të përbashkëta të studimit, me organizime veprimtarish e pjesëmarrje në projekte kërkimore me interes të përbashkët.
Në fund të takimit, akad. Saramandu dhuroi për Universitetin manualin për mësimdhënien e dialektit arumun për nxënësit arumunë nga Shqipëria.