NDËRKOMBËTARIZIMI- DIPLOMA E DYFISHTË “MASTER PROFESIONAL” NË “MENAXHIM I QËNDRUESHËM NË AGROTURIZËM” SË SHPEJTI NË DUART E STUDENTËVE TË PARË TË KËTIJ PROGRAMI TË PËRBASHKËT ME UNIVERSITETIN BUJQËSOR TË PLOVDIV-IT, BULLGARI

U zhvillua në Universitetin “Fan S. Noli” provimi i formimit për studentët e parë që diplomohen në programin e përbashkët të studimit me Universitetin Bujqësor të Plovdiv-it, Bullgari “Master profesional në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”.

Në zhvillimin e këtij provimi krahas stafit akademik të Fakultetit të Bujqësisë, UNIKO ishin të pranishëm edhe pedagogët nga Universiteti Bujqësor i Plovdiv-it, assoc. prof. Krasimir Aleksandrov; assoc. prof. Ivan Kilimperov dhe assoc. prof. Ivanka Lulcheva.

Diploma e dyfishtë që ofron ky program studimi u krijon studentëve mundësi më të mëdha punësimi në Shqipëri dhe jo vetëm.

Theksojmë se, në kuadër të këtij programi, 2 prej studenteve të UNIKO i zhvilluan praktikat profesionale në shtetin fqinj të Greqisë, duke përfituar edhe përvojën evropiane për profesionin e tyre të ardhshëm.

Pas përfundimit të provimit, stafi akademik i Universitetit Bujqësor të Plovdiv-it u takua edhe me dekanin e FB, prof. as. dr. Besnik Skënderasi dhe me zëvendësrektorët e UNIKO, prof. as. dr. Lorena Zeqo dhe dr. Aida Mosko, ku diskutuan në lidhje me vijimësinë e këtij bashkëpunimi dhe mundësitë për zgjerimin e tij në të ardhmen.

Previous Post
MSC. SUELA LULOLLARI DHE MSC. SHEGË ÇEÇI JANË PEDAGOGET E REJA QË I BASHKOHEN KËTË VIT TË RI AKADEMIK STAFIT TË DEPARTAMENTIT TË AGROUSHQIMT NË FAKULTETIN E BUJQËSISË
Next Post
BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL ME FOKUS ZGJERIMIN E MËTEJSHËM TË KËRKIMIT SHKENCOR DHE TË SHËRBIMEVE PËR FERMERËT ISHTE TEMA E DISKUTIMIT NË TAKIMIN QË REKTORI, PROF. DR. LORENC EKONOMI DHE DEKANI I FB, PROF. AS. DR. BESNIK SKËNDERASI ZHVILLUAN ME DREJTORIN E QTTB, KORÇË Z. EMILJANO MUHARREM
Postimet e fundit