NJË GRUP PEDAGOGËSH E STUDENTËSH NGA UNIVERSITETI I PRISHTINËS VIZITUAN UNIKO KU ZHVILLUAN EDHE NJË TAKIM ME STAFIN E DEPARTAMENTIT TË HISTORISË DHE GJEOGRAFISË

Në datën 5 qershor 2024 pedagogë të departamentit të Historisë dhe Gjeografisë pritën në një takim në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Fan S. Noli” pedagogë dhe një grup studentësh të programit të studimit Gjeografi të Universitetit të Prishtinës.

Miqtë nga Kosova treguan interes për veprimtarinë që zhvillon në përgjithësi Universiteti “Fan S. Noli” dhe në veçanti programet që ofron departamenti i Historisë dhe Gjeografisë.

Përfaqësuesit e të dy departamenteve u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në kuadër të veprimtarive të përbashkëta e shkëmbimit të përvojave mes tyre.   

Previous Post
“SHIGJETIMI I SHTEGUT TURISTIK”-VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I MARKETING-TURIZMIT NË ZONËN TURISTIKE TË VOSKOPOJËS
Next Post
FILLOI SHPËRNDARJA E KARTËS SË STUDENTIT PËR TË GJITHË STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”