Në datën 8 maj 2024 në Universiteti “Fan S. Noli” u promovua libri “Komploti” i shkrimtarit Ben Blushi.
Në takim ishin të pranishëm autoritete të Universitetit, pedagogë e studentë, si dhe personalitete të qytetit të Korçës.
Në këtë veprimtari të organizuar nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë u dhanë vlerësime për librin dhe për shkrimtarin Ben Blushi nga pedagogu, prof. as. dr. Eris Rusi dhe rektori i Universitetit prof. dr. Dhimitër Bello.
Prof. as. dr. Jonela Spaho në analizën e librit vuri në dukje figurat stilistike të përdorura, duke e cilësuar librin e fundit të Blushit një aset të vyer për lexuesit.
Autori Ben Blushi falënderoi organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë promovim, ndërkohë që gjatë diskutimeve shpjegoi në pika të shkurtra se çfarë thotë e ardhmja imagjinare e tij në romanin “Komploti”.