VENDOSJA E URAVE TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL ISHTE QËLLIMI I TAKIMIT TË ZHVILLUAR MIDIS AUTORITETEVE DREJTUESE TË UNIVERSITETIT TË TRAKIAS, BULLGARI DHE UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 25 mars 2024 autoritete drejtuese të Universitetit të Trakias, Bullgari dhe përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri u pritën në një takim në Universitetin “Fan S. Noli” nga zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili dhe drejtues e pedagogë të Fakultetit të Bujqësisë.

Qëllimi i takimit ishte vendosja e urave të bashkëpunimit dhe në këtë kuadër u panë mundësitë për vizita e shkëmbime të stafit dhe studentëve, për diploma të përbashkëta kryesisht në fushat e edukimit, ekonomisë, bujqësisë etj., si dhe për aplikime të përbashkëta në programet Erasmus+ dhe Horizon 20202.

Palët ranë dakord që hapi i parë i këtij bashkëpunimi të jetë nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes për të vijuar më tej me propozime konkrete për përcaktimin e fushave në të cilat do të bashkëpunohet.

Gjatë diskutimit, dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Gjergji Mero u ndal në disa prej programeve të studimit, të cilat ky Fakultet i ka të përafërta me programe të Universitetit të Trakias, ndërkohë që u diskutua edhe për mundësi bashkëpunimi në programe të doktoraturave.  

Previous Post
7 STUDENTË TË FAKULTETIT TË BUJQËSISË NËNSHKRUAN KONTRATAT E PRAKTIKËS SË PUNËS ME BIZNESIN PËR NJË PERIUDHË NJË-VJEÇARE
Next Post
STUDENTË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT “EDUKIM FIZIK DHE SPORTE” MORËN PJESË NË LEKSIONIN E HAPUR ME TEMË: “REKUPERIMI I SPORTISTIT PAS STËRVITJES” I MBAJTUR NGA PROFESORI AMERIKAN PHIL BISHOP